Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor

Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor

Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor

 

Në prag të fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri mbi përdorimin e celularëve në shkolla, duke zbutur masat e mëparshme ndaluese.

Sipas rregullave të miratuara, parimi mbetet që celularët të mos merren fare në shkollë. Megjithatë, nëse prindi e konsideron të domosdoshëm pajisjen e fëmijës me telefon, kjo duhet të argumentohet me kërkesë zyrtare në drejtori. Në këtë rast, nxënësi është i detyruar që ta mbajë aparatin të fikur ose në “airplane mode”, dhe ta dorëzojë në kutinë e posaçme në klasë deri në përfundim të orarit mësimor.

 

 

Në rastet kur nxënësit fshehin telefonin dhe kapen duke e përdorur gjatë mësimit, parashikohen disa masa disiplinore: fillimisht këshillim, më pas shënim nga kujdestari dhe në përsëritje, njoftohet prindi, i cili është i vetmi që mund ta tërheqë telefonin nga drejtoria.

 

Kjo praktikë përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga udhëzimi i vitit 2018, i cili ndalonte në mënyrë absolute mbajtjen e celularëve në ambientet shkollore. Në atë kohë, çdo shkelje shoqërohej me sekuestrim të aparatit dhe njoftim të policisë.

 

Në fakt, dorëzimi i celularëve në kuti është zbatuar prej disa vitesh në disa shkolla 9-vjeçare, pavarësisht se bie ndesh me rregulloret e mëparshme. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e prezantoi këtë risi si një masë praktike dhe më të zbatueshme, që synon disiplinimin pa penalizime të tepruara.

 

Telefoni i ndaluar edhe për mësuesit

Udhëzimi i ri ndalon përdorimin e celularit edhe nga vetë mësuesit gjatë mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur ka arsye të forta pedagogjike.

 

Sipas Ministrisë, celulari në klasë:

  • ul përqendrimin e nxënësve,
  • dobëson kujtesën dhe aftësitë analitike,
  • nxit sjellje të papërshtatshme,
  • dhe rrit rrezikun e bullizmit, sidomos në mungesë të kontrollit prindëror.

 

Me këto rregulla të reja, që hynë në fuqi më 1 shtator dhe zbatohen nga 8 shtatori, nxënësit hyjnë në vitin e ri shkollor me një qasje më fleksibël, ku prindërit kanë rol vendimtar në përcaktimin e nevojës për pajisjen e fëmijëve me celular, por gjithsesi duke respektuar disiplinën brenda orës mësimore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon