Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Çfarë po ndodh? 16 gropa gjigante shfaqen befas, ekspertët shpjegojnë fenomenin e pazakontë

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë vrimat e mëdha në një fushë në Luginën e Konyas, të cilat u formuan në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Sipas ekspertëve, krateret më së shpeshti ndodhin në ‘terren karstik’ ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësorë që qarkullojnë nëpër të.

Eksperti Fetullah Ar?k nga Universiteti Teknik i Konias (KTÜN), ka thënë se tani ka më shumë se 2600 gropa në Rrafshin e Konyas.

Numri i gropave po rritet çdo ditë në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kad?nhan?, sipas tij.

Këto janë ekzaminuar nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe KTÜN.

Sipas studimeve, gropat tani po formohen në zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat ku është investuar në energji.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial