Çmimi i naftës 198 lekë/litër! Ministrja takon kompanitë, sekuestro e gjoba kush abuzon

Çmimi i naftës 198 lekë/litër

Në pikat e karburanteve në Sarandë, nafta çmimi i naftës është 198 lekë litri, duke u shtrenjtuar me 25 lekë që prej 4 marsit kur u bë rritja e parë e çmimit. Ministria e Financave thotë se ka përgatitur një plan masash për të mbajtur në kontroll situatën, por që nuk pritet as ngritje e bordi të transparencës dhe as rishikim taksash.

 

Çmimi i naftës 198 lekë/litër

 

Teksa qeveritë e rajonit kanë marrë masa për të menaxhuar situatën e shtrenjtimit të karburantit, në Shqipëri ende nuk ka një vendimmarrje.

Ministria e Ekonomisë ka mbledhur përsëri në një takim kompanitë e hidrokarbureve këtë të martë, për situatën e krijuar në furnizimin me karburant dhe shtrenjtimin e naftës.

 

Në takim është diskutuar vetëm për kontrollin e kompanive. Sipas informacioneve do të shtohen kontrollet nga ministria e financave dhe energjisë, për çdo ditë, dhe nëse do të konstatohen abuzime, do të ketë masa ndëshkuese nga sekuestro deri tek gjoba 10 fish më të larta sa tani.

 

Gjithashtu Ministria e Financave ka përgatitur një plan masash për të mbajtur në kontroll situatën, por që nuk pritet as ngritje e bordi të transparencës dhe as rishikim taksash.

 

Ndërkohë Konfindustria i bën thirrje qeverisë të ndërtojë impiantin e përpunimit të naftës shqiptare, ndryshe çmimi i naftës në treg shumë shpejt mund të arrijë në 250 lekë për litër, siç ndodhi kur filloi lufta në Ukrainë.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon