Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5

Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit

Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5!

 

Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të fshatit Rusan në Delvinë. Në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se “Një pjesë e punës sime ka qenë këtu në fshat, kur isha dhe Ministër i Energjisë, u bë linja e energjisë elektrike, ndërkohë që solla shumë fonde që padiskutim përmirësuan standardin e jetesës. Më vjen mirë që rikthehem dhe kërkoj mbështetjen e banorëve, për të qenë përfaqësuesi i tyre. Kërkoj votën e drejtpërdrejt, pasi më jep më shumë peshë politike, edhe për punët që kam bërë por edhe me kërkesat që kanë banorët, duke marrë angazhime më të detajuara edhe tek niveli më i thjeshtë. Fshati juaj ka potencial në sektorin e bujqësisë dhe turizmit. Partia Socialiste ka bërë shumë edhe për zonën tuaj. Investimet në zonën e Sarandës kanë reflektuar edhe në zonat përreth, përfshi dhe fshatin tuaj. Zhvillimi i mëtejshëm i Sarandës ndikon padiskutim edhe tek ju. Është bërë rruga Kardhiq-Delvinë, investim për të cilin kam dhe unë kontributim tim, pasi isha ministër në atë kohë. Ajo ishte vendimmarrja ime direkte”.

 

Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit

 

Gjiknuri, në fjalën e tij listoi argumentet se përse duhet votuar sërish Partia Socialiste në këto zgjedhje parlamentare, ndërsa pohoi se, “Ju jeni të qartë për zgjedhjen tuaj. Mos e çoni dëm votë tuaj, pasi partitë e tjera nuk fitojnë gjë këtu. Këtu do të fitojë Partia Socialiste.

Referuar kandidaturës sime, ju më njihni, pasi e kam konsoliduar figurën time përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete. Juve ju duhet një përfaqësues që e njeh vendimmarrjen, që të nxis politika që për zonën tuaj janë shumë të rëndësishme. E kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj për t’ju përfaqësuar, për të vijuar së bashku punët e nisura. Unë do të jem avokat edhe i bashkisë, për të lobuar së bashku për infrastrukturë më të mirë”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon