Dasma e veçantë, helikopteri dhuron ‘spektakël’, hedh petale lulesh mbi makinën e çiftit

Gushti njihet si muaji i dasmave pasi shumë emigrantë vijnë në Shqipëri për të kurorëzuar dashurinë me martesë pranë familjarëve të tyre. Për këto raste, nuk kursehen dhe bëjnë organizime nga më të ndryshmet.

Këtë e tregon më së miri një rast në Fier, ku kishin rezervuar helikopter për të hedhur petale trëndafilash të kuq ndërsa në sheshin kryesor kalonte makina e nuses, e shoqëruar nga dasmorët.

Çiftet preferojnë ceremoni tradicionale, por këtë herë kanë zgjedhur që të sjellin diçka ndryshe duke dhuruar spektakël në qytet ndërsa pamjet janë bërë virale.

VIDEO https://youtu.be/GFesxyz2bmk

 

Please follow and like us:
fb-share-icon