Është zhvilluar mesditën e sotme dëgjesa me banorët për ndërtimin e një Parku Fotovoltaik në Sarandë, dëgjesë e cila është transmentuar drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web.
Në dëgjesë kanë marrë pjesë përfaqësues të bashkisë Sarandë, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe banorë, shumica e të cilëve nga Nivica.
Fillimisht nga përfaqësues të bashkisë është prezantuar projekti, i cili është kundërshtuar njëzëri nga banorët. Sofokli Thoma ka shpjeguar gjerësisht pse nuk duhet ndërtuar ky park pikërisht në atë vend. Banorët e Nivicës kanë këmbëngulur se toka është e tyre dhe nuk duhet ndërtuar parku.
Këshilltarët Kledi Myrtaj dhe Vesel Koçiu kanë këmbëngulur të dinë nëse kjo pronë ku diskutohet të ndërtohet parku fotovoltaik ka probleme apo pretendime pronësie, pyetje për të cilat nuk morën dot përgjigje.
Dëgjesa do të vijojë edhe ditën e nesërme.