Delvinë: Nënë e bir bashkëjetojnë me minjtë. Na morën votën dhe na gënjyen – VIDEO

75-vjeçarja Ismihane Beqiri dhe Gurimi, djali i saj 57-vjeçar me probleme të shumta shëndetësore, psikologjike dhe i alkolizuar jetojnë në kushte të rënda në një shtëpi ku bashkëjetojnë me minjtë.

Pavarësisht se shtëpia e tyre ndodhet vetëm 200 metra larg godinës së bashkisë Delvinë, askush nga ky institucion nuk ka bërë asgjë për këtë gjendje.

Vajza e 75-vjeçares thotë se ajo nuk ka asnjë mundësi për të ndihmuar nënën dhe vëllain për gjendjen ku jetojnë, pasi ajo është e papunë dhe kërkon mbështetjen nga bashkia Delvinë për rregullimin e kushteve të shtëpisë dhe trajtimin e vëllait me ndihmën e nevojshme pasi ai është i sëmurë, i alkolizuar dhe i pamundur për asnjë punë.

Please follow and like us:
fb-share-icon