Partia Demokratike e Rithemelimit ka votuar pasditen e sotme ne kryesi per emrat qe kane shprehur ambicje per te qene ne listen e koalicionit opozitar per Keshillin Bashkiak te Sarandes.
Burime të Saranda Web bejne me dije se 2 me te votuarit nga meshkujt jane Arjan Halili e Albert Jorgji ndersa nga femrat Anila Lejmoni e Jetmira Zeneli.
Keto 4 emra pritet te jene nder te paret ne renditjen e listes se koalicionit edhe pse jo domosdoshmerisht ne renditjen e fituesve pasi lista do te kete edhe anetare te LSI, PBDNJ e PDK.
Kujtojme qe ne 2015 LSI mori 4 mandate ne Keshill, po aq sa PD, ndersa PBDNJ e PDK nga 1 mandat. Sipas udhezimit te Sekretarit te Pergjithshem Flamur Noka, ne renditje do te respektohen edhe kuotat e aleateve ne baze te votave te mara ne zgjedhjet e kaluara.
Keshtu qe nga 4 emrat e renditur te paret sot, pritet qe 1-2 emra te jene brenda 5 personave te pare ne listen e Keshillit Bashkiak te opozites ne Sarande.