Kur shkel rregullat e qarkullimit dhe dëmton pasurinë publik, paguan dhe gjobën por edhe atë çka prishe.
Policia Bashkiake e Sarandës është gjendur sot në një aksident rrugor të ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, ku drejtuesi i mjetit është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik duke e dëmtuar plotësisht atë.

Menjëherë pas kryerjes së veprimeve të para nga Policia e Qarkullimit Rrugor, nga ana jonë është marrë masë administrative në shumën 2.000 lekë të reja dëmtimin e pasurisë publike, ndërkohë nga ana e Ndërmarjes së Shërbimeve u plotësua preventivi për dëmin e shaktuar në shumën 54.000 lekë të reja, e cila do të paguhet nga qytetari.

Policia Bashkiake Sarandë gjen rastin të bëjë edhe njëherë thirrje për gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në akset e territorit të Bashkisë Sarandë.