Nëpërmjet një publikimi në facebook, PD Sarandë denoncon ato që i konsideron takime politike të deputetes Anila Denaj dhe kryetarit të Bashkisë Konispol në ambjentet e shkollave.
DENONCIMI:
Në vijimin e takimeve “premto dhe mashtro” deputetja Anila Denaj sëbashku me kryetarin e Bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri, takimin e rradhës e kishin me banorët zonës së Shalësit në Konispol.
Ajo cfarë shqetësoi më shumë banorët e zonës ishte ambjenti se ku u zhvillua takimi.
Legjislacioni është i qartë: ai ndalon aktivitetet politike në shkolla dhe përdorimin e shkollës për politikë.
➡️ Neni 32
Institucioni arsimor
- Institucioni arsimor ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor për nxënësit dhe të
mundësive që secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij në
përputhje me këtë ligj. - Institucioni arsimor funksionon sipas rregullores së tij të brendshme, e cila është në
përputhje më këtë ligj e aktet e tjera ligjore në fuqi dhe miratohet nga titullari i njësisë arsimore
vendore përkatëse. - Institucioni arsimor u ofron nxënësve mjediset dhe pajisjet për veprimtari sportive,
kulturore e zbavitëse edhe pas orëve mësimore, si dhe në ditët e pushimit. - Ndalohet organizimi i veprimtarive partiake në institucionet e sistemit arsimor
parauniversitar.
Në fotot e mëposhtme tregohet qartë deputetja Denaj në ambientet shkollore!
Politika bëhet në parlament, në fushata, në publikun votues, jo në shkolla e kopshte.