Përshëndetje Saranda Web
Ju shkruaj nga qyteti i Delvinës. Nuk kam asnjë pikë ujë në çezmë dhe e njëjta gjë vazhdon prej kohësh. Kemi vendosur drejtorin e ujësjellësit të Sarandës në dijeni, por asnjë reagim. Përgjegjësi i Delvinës, Vasil Marga, nuk do t’ia dijë fare. Punonjësi që hap ujin, Dritan Cara, e hap sipas urdhrave të Vasil Margës. Asnjë specialist në ujësjellës nuk është aktiv, pasi të gjithë dolën në pension. Lahemi me bidona në pallatin e NPA-së. Vapa përvëluese 45 gradë dhe nuk kemi ujë. Pres përgjigje. Respekte.
View this post on Instagram
Ju lutem, është urgjente. Jam punonjës policie dhe nuk trembet njeri fare, as nga unë, as nga ligji. Uji hapet sa për t’u tallur në mëngjes kur ikim në punë, rreth orës 08:00, për rreth 30 minuta, dhe në orën 16:00. Edhe pse ky ujë është i ndotur nga nafta, prej 15 vitesh e paguajmë dhe blejmë ujë për të pirë. Jam shumë i irrituar sepse jam me një djalë 20 vjeç dhe rrobat i lajmë nëpër njerëz, turp i madh.
Please follow and like us: