Nje leter e ardhur nga Drejtori i Pergjithshem i Qendres se Pasurise Boterore te UNESCO-s mbi egzistencen e Dokumentit te Monitorimit te Parkut te Butrintit, ka hedhur nje hije te forte dyshimi mbi rolin e Ministrise se Kultures ne kete afere. Behet fjale mbi Raportin e Monitorit qe UNESCO- ka kryer ne Butrint ne Tetorin e kaluar dhe faktet e mbledhura jane prezantuar ne Keshillin e Pasurive Boterore te Uneco-s si dhe depozituar prane autoriteteve Shqiptare.
Egzistenca e ketij Raporti eshte mohur vazhdimisht nga Ministria e Kultures ne seancat e zhvilluara ne Gjykaten Kushtetuese ku qe prej veres se kaluar po zhvillohet gjykimi mbi vendimin e Qeverise per dhenien me koncesion te Parkut te Butrintit. Nderkohe letra e kreut te Pasurive Boterore te Unesco-s konfirmon qe pala shtet jo vetem ka marre kete raport por ka kerkuar qe ky Raport te mos botohet ne websitin e UNESCO-s dhe te mos behet publik.
Forumi i Trashegimise Kulturore per opinionin publik ben pyetjen:
Perse Ministria e Kultures ka mohuar egzistencen e ketij Raporti edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka kerkuar kete Raport zyrtarisht nga ky Institucion?
Perse Ministria e Kultures i ka kerkuar UNESCO-s te mos behet publik ky Raport?
A eshte ky Raport nje raport qe hedh poshte te gjithe proceduren e kryer nga Ministria e Kultures mbi Parkun Kombetar te Butrintit ku kjo Pasuri Boterore i jepet ne administrim nje Fondi Financiar te Huaj ne kundershtim me konventen e Unesco-s?
A kundershton ky Raport reduktimin e zones se Mbrojtur te Parkut Kombetar te Butrintit per ti hapur rruge ndertimit ne Gjirin e Armures ne kanalin e Vivarit pjese e Parkut Kombetar te Butrintit nje investimi strategjik me porosi te nje prej oligarkeve me te medhej te vendit i cili ka porositur edhe amendimin e Ligjit te Zonave te Mbrojtura?
A ka pasur nje marrveshje midis Qeverise Shqiptare dhe Fondit Shqiptaro Amerikan AADF per te marre pjesen e zones arkeologjike te njohur si A3 dhe reduktimit te zones se Mbrojtur te Butrintit me qellim hapjen e rruges per ndertime nga Oligarket prane Qeverise?