Sunday, September 27, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”

Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”

Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”

Deputetët socialistë të zonës, Vasil Llajo dhe Ardit Bido, kanë njoftuar takimet që do të zhvillojnë këtë të premte me banorët, në kuadër të nismës së Partisë Socialiste “Prania Besnike”.

 

Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”

 

Vasil Llajo ka bërë të ditur se këtë javë do të jetë në Finiq, ku takimi me qytetarët është parashikuar të nisë në orën 17:00.

 

Ndërkohë, Ardit Bido ka njoftuar dy takime. I pari do të zhvillohet në Konispol, në orën 17:00, në lokalin e Gëzim Dautit, ndërsa në orën 20:00 ai do të jetë në Shalës, në lokalin e Gjergji Muçës.

 

“Të premten do të jem në Konispol dhe Shalës, ku vijon #PraniaBesnike me biseda nga afër për shqetësimet e qytetarëve dhe çështjet që kërkojnë ndjekje konkrete”, shkruan Bido në njoftimin e tij.

 

“Prania Besnike” është nisma e prezantuar në fillim të shtatorit nga kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Sipas formatit të shpallur nga PS, deputetët do të zhvillojnë çdo të premte takime të drejtpërdrejta me qytetarët, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për t’i përcjellë ato pranë institucioneve përgjegjëse.

 

Takimet e së premtes:

 

* Finiq – ora 17:00: Vasil Llajo

* Konispol – ora 17:00: Ardit Bido, lokali i Gëzim Dautit

* Shalës – ora 20:00: Ardit Bido, lokali i Gjergji Muçës

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial