Deputetja e Sarandës Anila Denaj rikthehet në kabinetin Rama
Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë Asamblesë Kombëtare ndryshimet e reja në qeveri. Në kabinetin qeveritar duket se ka disa emra të rinj. Ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete. Igli Hasani do të jetë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Anila Denaj Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ndryshimet për kabinetin:
Ervin Mete ministër i Ekonomisë dhe Financave
Igli Hasani Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ogerta Manastirliu Ministër i Arsimit dhe Sportit
Albana Kociu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Delina Ibrahimaj Ministër shteti për sipërmarrjen
Arbi Mazniku Ministër shteti për pushtetin vendor
Shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE