Vrasje në Himarë. Është vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të kësaj paraditeje. Është plagosur ndërkohë dhe motra e tij. Goro është qëlluar me armë zjarri.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit, Niko Goro në Himarë. Report Tv mëson se autori ka dalë nga një furgon ku ishin katër persona dhe e kanë qëlluar për vdekje, biznesmenin. Ky i fundit ka qenë te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit ka marrë plagë.
Please follow and like us: