Dhunohet kreu lokal i PD, sekretari i degës e godet me shishe në kokë, sherri për postin

Kryetari i degës së Partisë Demokratike Devis Osmani është dhunuar këtë mesditë. Mësohet se Osmani është goditur me një shishe në kokë nga sekretari i grupseksionit të kësaj partie, Eduart Topalli. Dyshja kanë qenë në një lokal në hyrje të Korçës kur ka nisur dhe debati mes tyre. Pas një konflikti për një mosmarrëveshje brenda selisë blu në këtë qytet, Topalli ka marrë shishen dhe ka qëlluar në drejtim të Osmanit. Ky i fundit ka marrë plagë në kokë dhe është nisur drejt spitalit. Ende nuk dihet se për çfarë ka nisur saktësisht sherri, ndërkohë që Policia e Korçës ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Raportimet paraprake tregojnë se dyshja janë konfliktuar pasi grupi që mbështet Topallin ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim. Fakti që ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të kryesisë ka çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit e Topallit. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme deri sot, kur situata agravoi në përdorim e dhunës.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon