Dhunoi drejtoreshën, ndalohet nga policia sanitarja e kopshtit
Një konflikt që filloi me fjalë dhe përfundoi me dhunë fizike ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr. 3 në Sarandë.
Ngjarja ka nisur kur E.M. është konfliktuar me një prind, pasi nuk pranonte gabimet e saj në kryerjen e detyrave.
Tensioni më pas ka vazhduar me drejtoreshën e kopshtit, duke çuar në një përplasje fizike, ku sanitarja ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer hetimet e para. Në përfundim të tyre, është marrë masa e ndalimit të E. M., e cila akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Detaje të reja nga konflikti i djeshëm: Sanitarja ankohej për bullizëm, bashkia heshti
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb