Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

Një 33-vjeçar me iniciale E.K, ka rënë në prangat e bluve të Sarandës pasi ka dhunuar fizikisht ish të dashurën e tij. Po ashtu, riu ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë gjatë momentit të arrestimit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.”, njofton Policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon