Diçka po ndodh në Syrin e Kaltër / Policia komunikatë për arrestim dhe hetime

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Syri i Kaltër”, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi H. Gj. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në parkun natyror, pa lejen e organeve kompetente, njofton Policia në komunikatë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u ndalua me iniciativë shtetasi H. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për kryerjen e veprimeve procedurale.

Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të punonjësve të IVMT dhe të Policisë Bashkiake Finiq, të cilët dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon