Digjet gjatë natës në fshatin Stjar të Delvinës një autobus dhe një furgon. Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin e linjës Delvinë – Tiranë, në pronësi të shtetasit Ç. B.
![](https://sarandaweb.net/wp-content/uploads/2024/04/stjar-autobusi-1024x576.jpg)
Nga zjarri në autobus ka marrë flakë edhe furgoni i një kompanie tjetër, i cili ishte i parkuar pranë autobusit.
Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Please follow and like us: