Digjet një kontenier në Çukë, merr flakë dhe një person brenda tij

Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë, në periferi të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, qe mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afer, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.

Ka qene djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë.

Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë. Zjarrfiksja dhe policia në vendngjarje.

Please follow and like us:
fb-share-icon