Ka vijuar edhe sot për të dytën ditë me radhë protesta e prindërve dhe nxënësve në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë.
Protesta zhvillohet për pasigurinë e nxënësve në ambjentet e shkollës.
Ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe klasa të klasa të tjera të shkollës “Adem Sheme”, nxënësit e së cilës e zhvillojnë mësimin në gjimnazin e qytetit.
Burime të Saranda Web informojnë se ndaj mësuesve po ushtrohet presion nga ana e strukturave shtetërore për të mos u bashkuar me protestën dhe u është lënë ultimatum ose bindni nxënësit të hyjnë në mësim ose ikni nga puna.
Please follow and like us: