Dita e Verës festohet edhe në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Edhe në Sarandë sot po zhvillohen aktivitetet festive me rastin e Ditës së Verës. Në shëtitoren e qytetit janë mbledhur qytetarë, familje dhe fëmijë për të festuar së bashku ardhjen e pranverës në një atmosferë plot gjallëri dhe ngjyra.
Programi i aktiviteteve përfshin një ekspozitë me punimet e fëmijëve, e cila sjell kreativitet dhe imagjinatë në ambientin e shëtitores. Gjithashtu edhe performanca baleti, ndërsa për fëmijët është organizuar edhe aktiviteti argëtues i pikturimit të fytyrës (face painting), që ka tërhequr vëmendjen e më të vegjëlve.
Atmosfera festive në shëtitore po shoqërohet me buzëqeshje, muzikë dhe aktivitete artistike dhe kulturore, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë për qytetarlt dhe për të mirëpritur pranverën në qytetin bregdetar të Sarandës.









