Dita Ndërkombëtare e Romëve: Problemi i strehimit mbetet pa zgjidhje

8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku romët u mblodhën në Shëtitoren e Sarandës në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Sarandë, këtë vit kjo datë ka kaluar pa ndonjë aktivitet.

Kryetari i Komunitetit rom të Sarandës Ramiz Begani, u shpreh për Saranda Web se pavarësisht disa përmirësimeve të arrituara përgjatë këtij viti, si mbështetja me bonusin e qerasë, ndihma ekonomike dhe në arsimim, problematikë e komunitetit rom mbetet punësimi dhe strehimi.

8 familje nga Romët e Çukës vazhdojnë të jetojnë në ambjetet e ish-Kinoteatrit, kushtet e të cilëve janë jashtë cdo standarti për një jetesë normale.

Please follow and like us:
fb-share-icon