15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre.
Në kuadër të kësaj dite, me inisiativën e Ermal Baja, një person i verbër dhe me mbështetjen e Myftiut të Sarandës, u organizua një aktivitet modest, me fokus sensibilizimin por edhe për pak argëtim: Një lojë minifutbolli në kalçeto.
Takimi ishte i lloj forme të veçantë, me sy të mbyllur dhe duke ndjekur topin (me zile) me anë të dëgjimit.
Kjo për të hyrë për pak momente në përjetimin e një personi me mungesë shikimi.
Please follow and like us: