Djegia e plehrave pranë shkollës shqetësim për nxënës dhe banorë – VIDEO

Një denoncim ka mbërritur në Saranda Web me video ku mbetjet e shkollës digjen rregullisht çdo ditë në të njëjtën orë, duke krijuar një situatë të padurueshme për nxënësit dhe banorët e zonës.

 

 

“Plehrat digjen rregullisht, nuk mund të hapim as dritaret e as dyert. Jemi të mbytur nga tymi dhe ndotja! Çfarë duhet bërë? Nuk di si ta zgjidh këtë problem,” shprehet qytetarja në mesazhin e saj dërguar Saranda Web.

 

Kjo situatë është shqetësuese, duke qenë se është një problem që preket fëmijët dhe mjedisin shkollor. Saranda Web i bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj situate, duke garantuar një ambient të shëndetshëm dhe të sigurt për nxënësit dhe banorët e zonës.

Please follow and like us:
fb-share-icon