Dogji makinën e pronarit, Policia arreston pastruesen 34-vjeçare

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli.

Arrestimi i 34-vjeçares është kryer pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon