Dogji materialet e ndërtimit, kapet autori i shpallur në kërkim nga Policia

Policia njoftn se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin K. Zh., 40 vjeç, banues në Finiq.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka djegur disa materiale ndërtimi, në fshatin Cerkovicë, Finiq.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon