Doli në qarkullim Antologjia Poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III

Doli në qarkullim Antologjia Poetike "Takohemi në Jug", Edicioni III

Doli në qarkullim Antologjia Poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III

 

Tetorit, muajit të letërsise, nuk i mungoi as këtë vit botimi i Antologjia Poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III. Publikuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë.
Në këtë antologji marrin pjesë 41 poetë nga 15 vende të ndryshme të botës; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Rumania, Serbia, Finlanda, Bolivia, India, Spanja, SHBA dhe Kanadaja.

 

Doli në qarkullim Antologjia Poetike "Takohemi në Jug", Edicioni III

Antologjia u përgatit nga poeti dhe njëkohësisht koordinatori i “Klubit të Poetëve të Jugut”, Sarandë, Dashamir Malo.

Kjo antologji botohet në kuadër të Festivalit Poetik Ndërkombëtar, “Takohemi në Jug”, organizuar nga Klubi i Poetëve të Jugut, Sarandë.

 

Tre antologjitë poetike të viteve, 2023, 2024 dhe 2025 janë botuar me kontributin e poetëve të Klubit dhe ndonjë dashamirësi të poezisë.
Realizimi i Festivali Poetik Ndërkombëtar të vitit 2023, u bë i mundur falë kontributit të vetë anëtarëve të Klubit Poetik.

Në vitin 2024, për shkak të mungesës me burime financiare, nuk u bë i mundur realizimi i Festivalit Poetik, si pasojë edhe qenia prezent e poetëve pjesëmarrës.
Edhe këtë vit, për shkak të mungesës, të burimeve financiare, me gjasa nuk do të mbahet Festivali Poetik.

 

Sidoqoftë, Saranda, e cila prej vitit 2007 ka pritur rreth 450 poetë shqiptarë dhe rreth 200 poetë të huaj, do të vazhdojë “të presë” poetë nëpërmjet botimit të antologjive.

E megjithatë, poezia do të mbijetojë, shprehen poetët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon