Doli në qarkullim antologjia poetike “Takohemi në Jug” (Let’s meet in the South) – Edicioni II

Doli në qarkullim antologjia poetike “Takohemi në Jug” (Let’s meet in the South). Edicioni II

Në kuadër të Festivalit Poetik Ndërkombëtar “Takohemi në Jug” 2024, doli në qarkullim antologjia poetike, organ i Klubit të Poetëve të Jugut, me qendër Sarandë.

 

Kjo antologji është përgatitur nga poeti Dashamir Malo dhe është botuar nga shtëpia botuese “Neraida” në Tiranë. Në të janë përfshirë 36 poetë nga 13 vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Italinë, Greqinë, SHBA-në, Zvicrën, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Tunizinë, Bullgarinë dhe Kanadanë. Poetët janë renditur alfabetikisht sipas mbiemrit, dhe secili prezantohet me të paktën tre poezi.

 

Në këtë përmbledhje spikatin emra të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare, duke e bërë botimin një thesar për lexuesit e apasionuar pas poezisë.

Një pjesë e veçantë e antologjisë është përkthimi i poezive nga poetët e huaj në gjuhën shqipe. Ky proces është realizuar nga një grup përkthyesish të talentuar: Merita Paparisto, Griselda Doka, Vangjel Zafirati, Nurie Emrullai, Teodor Lisimaku dhe Dashamir Malo.

 

antologjia poetike “Takohemi në Jug” (Let’s meet in the South)

 

Klubi i Poetëve të Jugut falënderon sinqerisht të gjithë poetët pjesëmarrës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre për të qenë pjesë e këtij projekti artistik. Kontributi i organizatorëve dhe përkthyesve ndër vite ka qenë një akt i çmuar, i bazuar vetëm në pasion, pa asnjë shpërblim financiar.

Antologjia “Takohemi në Jug” mbetet një përpjekje e vyer për të ndërtuar ura të reja kulturore dhe për të bashkuar zëra poetikë nga anë të ndryshme të botës në një festival që frymon art dhe miqësi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon