hemeluesi dhe Administratori i “Intermedica”, Dr. Vasil Llajo ka rrëfyer për emisionin “Rreze Dielli” fillimet dhe historinë e suksesit të karrierës së tij. Dr. Llajo ka qenë i pari që mori iniciativën për të sjellë skanerin e parë në Shqipëri, pas eksperiencës së punës së tij në Greqi.
VIDEO në youtube https://youtu.be/0zsiUaW0WNY
Themeluesi dhe Administratori i “Intermedica”, Dr. Vasil Llajo ka rrëfyer për emisionin “Rreze Dielli” fillimet dhe historinë e suksesit të karrierës së tij. Dr. Llajo ka qenë i pari që mori iniciativën për të sjellë skanerin e parë në Shqipëri, pas eksperiencës së punës së tij në Greqi. Prej vitit 1996 është themeluesi dhe drejtuesi i rrjetit të Laboratorëve mjekësorë “Intermedica” dhe disa Kompanive të tjera në fushën mjekësore në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë. Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrjeti i Laboratorëve Intermedica është kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.
Gjatë intervistës në “Rreze Dielli”, Dr. Llajo u ndal fillimisht në sfidën e COVID-19 duke thënë sa e rëndësishme është të jesh vizionar, dhe falë këtij vizioni rrjeti i laboratorëve Intermedica u gjet i përgatitur në dedektimin e virusit duke përdorur teknonogjinë dhe metodat më të fundit bashkëkohore.
Por, si ka arritur deri këtu Dr. Vasil Llajo, a ka patur sfida apo pikëpyetje përgjatë rrugëtimit të tij?! Si një nxënës i ekselencës, i lindur në qytetin e Sarandës ai shprehet “qyteti i Sarandës më ka latuar si individ, vetë struktura arsimore e këtij qyteti ka qenë në nivele të larta dhe shkolla e mesme ishte ndër më të spikaturat në Republikë me shumë studentë ekselentë. Saranda ishte guri i themelit për mua”. Edhe pse vinte nga një familje e thjeshtë me një baba marangoz dhe mama magaziniere, ishin prindërit ata që ishin shumë kërkues. -“Degën e mjekësisë nuk e zgjodha unë, unë dëshiroja të bëhesha arkititet, por më caktuan në degën e Mjekësisë, kështu vijova të isha përgatë gjithë viteve të fakultetit një student ekselent”.
Miqtë e fakultetit, me të cilët sot ruan ende miqësi e kujtojnë si “Fenomeni Llajo”, përveç një nxënës ekselent, por jo peshkop -sic thekson ai, Vasili ishte një mik shumë i mirë, me humor e plot batuta dhe gjithnjë në qendër të çdo aktiviteti. Kështu e kujtojnë dhe miqtë e tij profesorët e nderuar Pellumb Pipero dhe Xheladin Çeka, me të cilët ruan edhe sot e kësaj dite një miqësi të veçantë. Dr. Llajo teksa emocionohet nga videomesazhet e shokëve citon një thënie të Gëtes – Kënaqësia më e madhe e njeriut në moshën e tretë është të kesh shokët e moshës së parë.
Mes emocionesh tregon dhe njohjen me bashkëshorten, në vitin e 5-të të Fakultetit, Anilën, “një nga gjërat më të mira që më kanë ndodhur në jetë” -shprehet Llajo. Pikërisht njohja me studenten e matematikës, me të cilën do të niste një bashkëudhëtim, i cili vazhdon ende sot si në ditën e parë. Për herë të parë Anila, bashkëshortja e Dr. Vasili i dedikon një mesazh live si bashkëshort, baba por dhe mjek i mrekullueshëm. Por emocionet e Dr. Llajos vijojnë me dedikimet e dy fëmijëve Ari, një mjek i diplomuar në La Sapienza të Romës dhe Polinën, një avokate e suksesshme në Greqi. Fëmijët ndjehen krenarë që janë fëmijët e Vasil Llajos dhe ai ndjehet krenar për to. “- Edhe pse fëmijët të rritur në emigracion e ruajnë shqipen e tyre shumë të pastër dhe u bënë fëmijë dhe nxënës ekselentë”.
Familja e tij është mbështetësja më e madhe në rrugëtimin e tij profesional. Si një njeri i guximshëm, pas emigrimit të tij në shtetin fqinj në ’91 dhe eksperincës si mjek në një nga spitalet e Athinës vendos të kthehet në Shqipëri duke sjellë skanerin e parë në mjekësinë shqiptare si në sektorin publik ashtu edhe privat. “Ishte një këndvështrim i imi thjesht si mjek, as nuk e kisha menduar ndonjëherë që unë do t’i hyja një biznesi i cili do të kishte reperkusionet e veta pozitive apo negative, unë e pashë thjesht si mjek, ajo ishte nxitja ime. Në vitin 91-92 punoja në neurokirurgji, ishte një vit që traumat ishin të mëdha, një numër i madh aksidentesh ndodhte çdo ditë. Duke parë numrin e madh të pacientëve që diagnostikoheshin në mënyrë perfekte me skaner, në kohë reale përcaktoje gjithë klinikën vetëm me anën e nje ekrani, vendosa që patjetër Shqipëria duhet të kishte një skaner dhe kështu filloi i gjithë kalvari im i mundimshëm për të ngritur një qendër diagnostikuese në Shqipëri. Në 8 prill të vitit 1995 imazhet e para të shkrepjes së skanerit në Shqipëri i konsultova me mjekët e nderuar Arian Xhumari dhe Prof. Mentor Petrela. Kompaninë e themelova me 0 lekë dhe me borxhe madje. Familja ime në Greqi mbahej vetëm me rrogën time, Anila nuk punonte, pasi fëmijët ishin të vegjël, madje akoma nuk kishim blerë as një makinë. Investimi në një skaner ishte shumë i madh për mua, pasi më duhej të ngrija gjithë infrastrukturën. Falenderoj këtu edhe një herë bashkëshorten time, e cila më mirëkuptoi. Për mua suksesi i një burri varet nga liria që i jep gruaja. U rikthyem të katërt në Shqipëri në një kohë që sistemi shëndetësor ishte në kolaps”.
Sot, Intermedica ka një staf shumë të madh, ka sjellë teknologjinë më të fundit, kjo falë vizionit dhe kapacitetit intelektual për të vlerësuar se çfarë i duhet vendit në hapa bashkëkohore ashtu siç ndodh në klinikat më të mira e të specializuara në botë. Një nga risitë e Intermedica-s padyshim është Biologjia molekulare, Prof. Petrela është shprehur vite më parë se niveli i radiologjisë shqiptare nuk do të ishte ky që është, nëse nuk do të ishte Vasil Llajo.
“Biologjia molekulare ne na bëri krenarë në Toronto, Kanada sepse paraqitëm rezultatet nga analizimi që ka bërë Intermedica dhe u bëmë pjesë të Kongresit Botëror në Kanada”- shprehet dr.Llajo.
Një tjetër risi, e vetme në Shqipëri është aparatura Malditoff, e cila është aparatura më efikase në identifikimin e baktereve në kohë reale, në më pak se 1 orë. Prej vitit 2021 të gjitha shërbimet e imazherisë mund të bëhen pranë një pike të vetme, Intermedica 15, nga ekografia e avancuar me elastografi që është ndër risitë dhe ndër pikat më të forta të Intermedica-s, densitometria kockore dhe CT skaner.
Dr. Vasil Llajo e mbyll me këto fjalë bisedën “– E veçanta e Intermedica-s është misioni, ajo nuk është shoqëri tregtare, është shoqëri misionare mjekësore, dhe kjo bën diferencën. Intermedica është kthyer sot në Insitucion, me një standard të padiskutueshëm. Dhe, kjo është një tjetër risi në mjekësinë shqiptare, e para ishte skaneri, e dyta ishte biologjia molekulare, e treta imazheria me një nga teknologjitë më të larta në botë duke qenë Laboratori më i besushëm në vend”.