SARANDA NEWS

spot_img

Droni i Policisë zbulon 3 ndërtime të tjera ta paligjshme në Ksamil dhe Sarandë – VIDEO

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga kontrollet dhe verifikimet e pandërprera, në vijim të operacionit policor të koduar “Coastline”, konstatohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, në zonat bregdetare ose brenda vijës së verdhë, në qytete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Të tre këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial