Komisariati i Policisë Sarandë njofton se arrestoi shtetasin O. H., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi ka tentuar të vjedhë sendet personale të dy shtetasve të huaj, në lagjen “Gjashtë”, Sarandë.
Gjithashtu, Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin V. M., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi është kapur nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: