Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në rrugën hyrëse të Sarandë, në afërsi të fshatit Metoq.

Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

 

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në rrugën hyrëse të Sarandë, në afërsi të fshatit Metoq.

 

 

Sipas informacionit paraprak, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një tip “Volkswagen” dhe një tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, shtetasja me inicialet D.H., e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për ekzaminime mjekësore.

 

Drejtuesi i mjetit tjetër, tip “Toyota”, shtetasi me inicialet S.M., nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon