Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të 4 personave

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të 4 personave

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë.

Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç nga Kamza.

 

 

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

 

Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, të dy kanë marrë plagë të rënda në bark dhe në zonën e legenit, dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit në Tiranë.

Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete. Gjithashtu është gjetur një çantë, brenda së cilës ishte edhe një pistoletë. 

 

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Të dyshuarit për plagosjen janë  Ramadan Zoto (Canaj) 43 vjeç dhe 3 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupet hetimore ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon