Dy të rinj kapen në flagrancë duke vjedhur naftë nga makina e gjermanit.
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një operacion të shpejtë hetimor, duke identifikuar dhe ndaluar autorët e një vjedhjeje të ndodhur më 18 shkurt 2025.
Në pranga ka rënë shtetasi I. K., 18 vjeç, banues në Ksamil, ndërsa bashkëpunëtori i tij, një 17-vjeçar, po procedohet në gjendje të lirë. Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur rreth 30 litra naftë nga një automjet në pronësi të një shtetasi gjerman.
Materialet procedurale për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.