Dyshime se ekzekutimi i 2 shqiptarëve në Athinë lidhet me vrasjen e Edmond Hoxhës në Tiranë

Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që ekzekutimi i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e së dielës (18.12.2022) në një kafene në sheshin e Nea Smyrni, të lidhet me një vrasje të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Siç ju kishte bërë me dije newsit.gr, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.


Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra.


Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi ka humbur një ngarkesë prej 700 kilogramësh kanabis, ngarkesë për të cilën dyshohet se ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë, Edmond Papa, raporton media greke newsit.gr

Please follow and like us:
fb-share-icon