SARANDA NEWS

spot_img

E dhimbshme: Vritet në Athinë 23-vjeçari nga Delvina. Para 4 vjetësh ishte vrarë edhe vëllai

Një shqiptar 23 vjeçar është vrarë me thikë sot në kryeqytetin grek. Bëhet e ditur se i riu i identifikuar si Koço Myftari, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ka qenë ora 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm (12 qershor) kur policia e Athinës u njoftua nga spitali për mbërritjen e 23 vjeçarit të plagosur.
I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale por mjekët e kanë pasur të pamundur ti shpëtojnë jetën për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se kanë qenë shokët e tij që e kanë shoqëruar për në spital por më pas janë larguar. Policia ka arritur ti identifikojë dhe të marrë në pyetje miqtë e tij.

Katër vite më parë, në 2019, viktimës i ishte vrarë i vëllai, Ridjan Myftari, në Gjermani. Në të njëjtën mënyrë u vra edhe vëllai i tij, Ridjan Myftari, i cili u godit me thikë nga një afrikan pas një sherri.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial