Kutia e Konispolit shpallet e pavlefshme, ja rezultati final i primareve
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në 12 qarqet e vendit.
Sipas PD, në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike nw gjithë vendin.
Deputetja Ina Zhupa është më e votuara nga primaret e Qarkut të Vlorës. Në përfundim të procesit të numërimit rezultoi se Zhupa ka marrë 641 vota. I dyti renditet Atird Hoxha me 482 vota dhe pas tij Manjola Nikollo me 412.
Ndërkaq, kutia e Konispolit është shpallur përfundimisht e parregullt dhe votat e saj nuk janë llogaritur. Kujtojmë që në atë kuti u gjetën 20 fletë më shumë se procesverbali.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb