E zonja e shtëpisë rrëfem me VIDEO: Ja si më thyen portën dhe më vodhën mallin
VIDEO
Komisariati i Policisë Sarandë ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohen se kanë kryer një vjedhje në fshatin Çukë. Të arrestuarit janë V. S., 28 vjeç dhe Sh. G., 43 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se këta persona kanë hyrë në banesën e një shtetaseje 57-vjeçare, duke marrë disa sende me vlerë. Pas kryerjes së kontrollit në banesat e tyre, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë sendet e vjedhura, të cilat janë marrë tashmë si provë materiale në kuadër të hetimeve.
Policia e Sarandës vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar kthimin e sendeve te pronarja e tyre.