Rastet me koronavirusi janë në rritje e sipër në Amerikë, duke paralajmëruar për një dimër të vështirë. Sipas ekspertëve, për amerikanët, muajt e ardhshëm do të jenë më të tmerrshmit e pandemisë së koronavirusit. SHBA-të shënojnë mesatarisht më shumë se 55 mijë raste të infektuara në ditë, dhe të gjithë shtetet deri më tani po tregojnë trend rritës.
“6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e të gjithë pandemisë. Nga tani deri në periudhën e pushimeve SHBA do të shohë numra “shumë, shumë më të mëdhenj se edhe 67 deri në 75,000 raste të reja në ditë,”- tha Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.
Ndërkohë që pavarësisht shifrave të reja eksperti i lartë i shëndetit, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci tha vetëm amerikanët mund të ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të virusit duke respektuar udhëzimet e ndjekura nga zyrtarët: shmangien e ambienteve të mbushura me njerëz, praktikimin e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.