Elvis Dervishi emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë Kufitare
Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë.
Kryekomisar Elvis Dervishi është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.
Dervishi, me një eksperiencë të gjatë në sektorët e policisë kufitare, është transferuar në Sarandë pas detyrës së mëparshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Elvis Dervishi zëvendëson në këtë detyrë Fadil Velin, i cili është emëruar Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër.
Please follow and like us: