EMRAT: Firmëtarët e Butrintit, nga pensionistë të Bashkisë Sarandë te rojet e pyjeve

Më 28 prill 2022, Pamfleti” publikoi faktin se koncesioni i Butrintit nuk është investim amerikan, siç po serviret me letra false në parlament e para shqiptarëve, por është aferë korruptive e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, si biznes i përbashkët familjar me oligarkun e tij ndërtues Aleksandër Sarapuli.

Sot Pamfleti publikon një dokument tjetër, që tregon se uzurpimi dhe shkatërrimi i kësaj qendre arkeologjike në mes të Parkut Natyror 9424 hektarë, po bëhet me dosje false, të firmosur nga nëpunës e punonjës shërbimi të Ministrisë së Kulturës e Bashkive të zonës, që janë në vartësinë e kryeministrit Edi Rama.

Konkretisht, raporti është kopjuar shkronjë për shkronjë, skica e pamje nga studimi dhe vrojtimet që ka bërë UNESCO, ndërsa në projekt-ligjin e dërguar në parlament, ministresha Elva Margariti e ka paraqitur si gjoja studim shkencor i grupit të punës të ngritur prej saj.

Por nga cilët përbëhet “grupi shkencor”, që ka kopjuar materialin nga faqja zyrtare e UNESCO, i ka futur në mes planin-biznesin ndërtimor Rama- Sarapuli të resortit me hotele, vila, kënde lojrash, restorante, qendra bixhozi e kioska “Fast Food”?!

Ata që kanë firmosur si ekspertë e studiues shkencorë në raport- projektligjin e PPP-Butrintit, janë 29 zyrtarë Ministrisë së Kulturës, 2 nëpunës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, drejtoresha e Portit të Sarandës, 3 nëpunës të Ministrisë së Turizmit dhe 18 punonjës të njësive bashkiake në Sarandë, Konispol, Finiq, Vrinë, Xarrë.

Por fiktiviteti dhe mashtrimi i qeverisë, me raportin e koncesionit të Butrintit, vërtetohet dhe nga fakti që si “ekspertë e studiues shkencorë”, kanë firmosur 2 mësues ciceronë vullnetarë, 2 kryetarë agjencie udhëtimesh turistike, punonjës socialë, psikologë, biletashitës, arkëtarë e llogaritarë.

Por gallata vazhdon, kur shikon se në “Raport studimin shkencor” për dhënien e Butrintit me PPP, kanë fimosur dhe shefi policisë së Sarandës, shefi Kabinetit të Bashkisë së Sarandës, 6 artizanë nga fshati Shëndelli i Konispolit, 4 roje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtuara të Vlorës.

Për Butrintin, kanë firmosur si “ekspertë e studiues shkencorë” dhe 21 kryepleq të fshatrave të zonës Konispol- Xarrë- Vrinë-Shëndelli etj., të cilët janë në punë magazinerë, taksixhinj, roje, berberë, baxhoxhinj, suvaxhinj, marangozë, kultivues agrumesh e punonjës guroresh.

Këto fakte, mjaftojnë për të provuar se koncesioni i Butrintit, është një aferë e bërë me raporte fiktive, por me uzurpim e vjedhje reale të kësaj pasurive kombëtare, tamam siç u veprua me vendimet dhe letrat zyrtare për 3 landfillet./Pamfleti

Please follow and like us:
fb-share-icon