Një aksident fatal i ka marrë jetë një shqiptari teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Videvano, në zonën e Pavias në Itali.
Sipas mediave viktimë ka mbetur pronari i një kompanie të vogël ndërtimi, Aleks Palushi, një 44-vjeçar me profesion ndërtues, dhe banues në Vigevano.
Policia bën të ditur se ai po pastronte çimenton që kishte mbetur në betoniere, kur u kap nga helikë e cila përdorej për të përzier betonin dhe u shtyp.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Corso Torino, teksa ai po punohet për rinovimin e një godine të vjetër. 44-jeçari shqiptar ndërroi jetë në vend. Saranda News
Please follow and like us: