Ergest Dule
Ergest Dule është ekonomist me një eksperiencë rreth 13 vjecare në profesion por edhe në menaxhim ne institucionet publike.
Ka lindur në Konispol në 1987. Pas mbarimit të shkollës së mesme “Bido Sejko” në vendlindje, ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë ku është diplomuar për “Administrim biznesi”.
Ergest Dule – Eksperienca
Eksperienca e tij në profesion ka nisur si inspektor finance dhe administrate në Bashkinë e Sarandës e më pas si Përgjegjës i Degës së Shitjes pranë Ujësjellës Kanalizime Sarandë. Aftësitë e tij profesionale i shërbejnë për të ngjitur shkallët e karrierës e për t’u emëruar si Drejtor i Financës pranë Bashkisë Konispol. Pas disa vitesh në këtë pozicion atij iu ngarkua edhe detyra paralele e Anëtarit te Bordit të Administrimit të Ujësjellësit Konispol e më pas edhe i gjithë Rajonit te Sarandës.
Ergesi gjithashtu flet dy gjuhë të huaja dhe ka kryer disa trajnime në fushën e administratës publike dhe financave.
Ergest Dule – Premtimet
Përvoja e tij në administratë dhe aftësitë e sprovuara menaxheriale e bëjnë Ergesin të besojë se është i gatshëm për të marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Konispol, si kryeshërbëtor i banorëve të kësaj zone dhe si menaxher i ardhshëm i projekteve që pritet ta kthejnë Bashkinë jo vetëm në një resurs të prodhimeve bujqësore por dhe në një atraksion të vecantë turistik.
Familja e Ergest Dules
Ergesti është i martuar me Danjelën dhe së bashku kanë dy fëmijë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb