Familja e dhëndrit i kritikoi fustanin e nusërisë si provokues/ Nusja vret veten

Familja e dhëndrit i kritikoi fustanin e nusërisë si provokues/ Nusja vret veten

 

Një nuse vrau veten pasi familja e burrit të saj e kritikoi fustanin e saj të nusërisë si ‘shumë zbulues’ dhe ‘provokues’.

Lyaman Mammadli, 19 vjeç, u akuzua se dukej ‘lakuriq’ në ditën e saj të madhe sepse supet e saj ishin lënë të zbuluara, transmeton Telegrafi.

Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte shqetësuar nga kritikat dhe menjëherë pas kësaj i mori jetën vetes në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në Mingachevir, Azerbajxhan.

“Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë. Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i mori jetën vetes”, tha ai.

Edhe pse feja e Mammadli-t nuk është raportuar, Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane.

Babai i saj i mohoi me forcë raportet e medias se vajza e tij mund të jetë ndjerë e detyruar të martohej me një burrë më të vjetër, Elnur Mamedli, 33 vjeç.

“Pas festimit, Elnur erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe shkaktoi një grindje të madhe. Ata thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan nusërie kaq të turpshëm dhe zbulues’”, tha babai.

“Ne u përgjigjëm se ishte një fustan normal – lloji që veshin shumë nuse. Por ato nuk u qetësuan dhe vazhduan të grindeshin. Gabimi vazhdoi të nesërmen”, shtoi babai i të ndjerës.

Prindërit e burrit e akuzuan atë për “turpërim të djalit dhe familjes së tyre”. Babai i pikëlluar tha: “Vajza ime nuk mundi ta duronte. Në ankthin dhe trazirat e saj emocionale, ajo i dha fund jetës së saj”.

Burri i saj i ri erdhi në funeral, por babai i shqetësuar tha se “refuzoi t’i linte të qëndronin” dhe “i nxori jashtë”. Policia tani po heton nëse duhet të nisë një çështje penale për “ngacmimin” e nuses para vdekjes së saj tragjike.

Please follow and like us:
fb-share-icon