Fenomeni i rrallë ndodh përsëri pas 6 ditësh: Saranda u godit mbrëmë nga 2 tërmete

 

Zona e Sarandës përjetoi 2 tërmete të njëpasnjëshme mesnatën e kaluar, duke përsëritur një fenomen që ndodhi vetëm gjashtë ditë më parë.

 

Sipas të dhënave, tërmeti i parë ndodhi në orën 00:16:23 me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter, me epiqendër në kodrën e Lëkurësit, në një thellësi prej 8.4 km.

 

 

Vetëm 3 sekonda më vonë, në orën 00:16:26, një tërmet i dytë me magnitudë 2.7 ballë goditi zonën, me epiqendrën nëKanalin e Korfuzit dhe në një thellësi prej 5.0 km.

 

 

Interesante është se një fenomen i ngjashëm ndodhi më 19 shtator, kur po ashtu u regjistruan dy tërmete me një interval prej vetëm 3 sekondash.

 

Një interval kaq i shkurtër është relativisht i rrallë, por nuk është domosdoshmërisht tregues i diçkaje të  rrezikshme.

 

2 tërmete të njëpasnjëshme godasin në zemër të Sarandës

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon