Fermerët e Konispolit: Shteti nuk ekziston, ministrja e Bujqësisë na gënjeu – VIDEO

Zhvlerësimi i euros dhe kërkesa e ulët në treg ka sjellë edhe uljen e çmimit të mandarinave në pikat e grumbullimit në Konispol. Fermerët shprehen se me këtë çmim nuk arrijnë të sigurojnë as shpenzimet e shërbimeve kryera përgjatë vitit dhe për këtë kërkojnë mbështetjen e shtetit.

Nënkryetarja e bashkisë Konispol Keida Selmani thotë se bashkia Konispol ka qenë në mbështetje të fermerëve duke mundësuar mirëmbajtjen e rrugëve bujqësore, hapjen e kanaleve vaditëse dhe kulluese dhe ndihmën me asistencë në procesin e aplikimeve për subvensione.

Këtë vit prodhimi i mandarinave në bashkinë Konispol pritet të tejkalojë 60 mijë tonë dhe tregu kryesor janë vendet e rajonit

Please follow and like us:
fb-share-icon