Fermeri ankohet në bashki për rrugën e bllokuar, zyrtari i përgjigjet: ç`mût do?

bashkia delvine Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.
bashkia delvine

SKANDAL në zyrat e Bashkisë Delvinë: Qytetari shkon të ankohet, por zyrtari e ushqen me 💩

Pershendetje Saranda Web

Jam nje fermer ne Vane, Bashkia Delvine dhe prej disa muajsh vuaj problemin e bllokimit te rruges, e cila eshte bllokuar nga nje person. Pavaresisht se rruga u hap 2 here forcerisht nga Policia, rruga me eshte bllokuar perseri dhe kete here me ndikimin e drejtperdrejt te Bashkise Delvine, pasi personi eshte nje i aferm i kryetares se bashkise Delvine Majlinda Qilimi. Une si fermer per shkak te ketij problemi te rruges po e derdh qumeshtin neper kanale dhe po shpallim falimentimin sepse keshtu i do qejfi kryetares se bashkise.

Dje na thirri ne zyren e saja per te sqaruar gjerat dhe fjalori qe u perdor ne zyren e kryetares nga kryetarja dhe shefi urbanistikes Delvine Kastriot Muslimi ishte nga me banalet qe mund te jete degjuar ndonjehere, nje zyrtar i thote qytetarit c’a 💩 do…

Ju lutemi te gjitha institucioneve, qe nga kryeministri, deputetes se zones dhe nen prefekti i Delvines te marrin masa urgjente sepse konflikti do te pershkallezohet neqoftese nuk hapet rruga dhe per kete falimentim qe po na ndodh neve duhet te mbaj pergjegjesi shteti se nuk kemi ku ankohemi se shteti ne Delvine ka rene ne kategorin 0

Please follow and like us:
fb-share-icon