Fjala e Sofokli Thoma në degjesën publike për Parkun Fotovoltaik në Sarandë – VIDEO

Fjala e Sofokli Thoma në degjesën publike për Parkun Fotovoltaik në Sarandë – VIDEO

Te nderuar anetar te Keshillit Bashkiak Sarande

I nderuar Kryetar i Keshillit

I nderuar Kryetar ë Bashkise

Te nderuar te ftuar 

Kam ardhur ne kete mbledhje me cilesine si Kryetar i Shoqates Mjedisore”Saranda”, njohur dhe miratuar me Vendimin e gjykates Sarande Nr 17 Akti 17 date 26.06.2000 (vendimin e te ciles po e veme ne dispozicion).

Ajo per te cilen po diskutojme,ngritja e parkut voltaik ne masivin e kullotes Heremec i pare ne kendveshtrimin mjedisor perben nje problem me pasoja per prishjen e ekulibrave biologjik–kullote-pyll dhe bashkejetesen e shpendeve e gjitareve, gershetuar  kjo me problematiken e prones e pronaret e ketij teritori.

Zakonisht simbas pervojave boterore,ku jane vendosur parqe fotovoltaike,poshte ne siperfaqen e tokes eleminohet e gjithe flora dhe fauna dhe kur eshte masiv i madh sic eshte projekti qe na paraqitet rrezikon gjithe biodiversitetin e zones.Pra nga pikpamja mjedisore ky projekt kerkon nje studim te detajuar nga eksperte te mjedisit..te cilet mund te jene ekolog,biolog agronom  veteriner e mjek human.Ne ras se do  te paraqitet nevoja nga ana juaj per studime te tilla ne si shoqate kemi kapacitete intelektuale per te vene ne dispozicion

Po le te hedhim shikimin edhe me tej.

Franca qe eshte shteti qe ka me shume investime ne kete  fushe ka pervoja te cmuara te cilat duhet ti studjojme.

Zakonisht zonat ku vendosen keto impiante,jane toka inproduktive, te kripura te varfra skeletike e te pafryteshme.

Kurrsesi ne nje zone turistike,kullote e pyll me bimesi te zhvilluar tipike mesdhetare me shpende te rralle e kafshe qe ruhen nuk mundet te shfrytezohet per parqe te tilla.

Neqoftese qeveria eshte e interesuar te ndertoj parqe voltaike ne zonen Sarande-Delvine,ka plot vended he pozicione shume te mira kundrejt diellit sic mund te jene:

-Tokat e kripura ne Vrine

-Tokat e zones se bufitrreth liqenit te rrezes ne Xarre.

-Brezi kodrave isak-palavli ,kopacez-vergo.

-Brezi tokave mbi delvine kardhikaq-pece.

Nga nje studim qe kemi bere ne mund te jene 1500-2000 ha, pra parkun voltaic nuk mund ta vendosim ne zone te begate turistike.

Meqense jemi duke diskutuar  per mjedisin doja tju informoja se ne si shoqate kemi ndermarre kohe pas kohe nisma si per pastrimin e teritorit,sidomos ne zonat problematike e te ndotura.

Kemi luftuar me verejtje e sugjerime per gjelberimin e qytetit si edhe per luften dhe perpjekjet per fasadat e zonave rreth pallateve e objekteve te ndryshme ne qytet..Ka shume probleme te mjedisit per te cilat duhet te diskutojme po keto  perbejme object per nje diskutim tjeter.Ajo qe deshiroj te ngre me shqetesim ketu eshte gjelberimi.duke qene se qyteti jone eshte kryesisht i ngurte dhe  me godina te reja gjeberimi mbetet sfida kryesore.Bashkia duhet te kuptoje se nje investim i vogel per rritjen e rezerves ujore nga siper qytetit per ujitjen e bimeve e pemeve,perben nje potencial te madh per zhvillimin e gjelberimit.Ketu te ne bima ose pema mbin edhe ne gur ,me pak uje me shume, mund te bejme gjera fantastike.

Te nderuar keshilltare  qyteti jone eshte i bekuar nga zoti ai ka diellin detin dhe ate qe ralle e gjen ne qytetet e mesdheut, 5 kilometra nga ketu derdhen ne det aktualisht 50 m3 uje ne sekonde per te mbajtur me uje mbi 5 milione banore,shikoni cfare pasurie kolosale kemi,te cilen nuk e shfrytezojme..

Nje verejtje kam, per udheheqjet e bashkise qe kane kaluar, pak ose aspak kane pasur vemendje per problemet e mjedisit.

Por meqenese jam qytetar I vjeter i Sarandes dhe me nje pervoje jetesore 50 vjecare,duke qene kryeagronom dhe pergjegjes I seksionit te bujqesise se rrethit Sarande,Drejtore nje nje nga ndermarrjet me te medha ne shkalle Republike ,NB Vurgu,dhe ish deputet I parlamentit te pare pluralist shqiptar v 1991 dhe si fshatar nga Nivica,kam disa mendime per te njohur me miredisa te verteta historike

Fshati Nivice Bubar eshte I mberthyer ne menyre te pa zgjidheshme me qytetin e Sarandes,1 e treta e teritorit te qytetit ka qene teritor I fshatit tone.

Simbas rregjistrave Osman te v.1530 per sanxhakum e Delvines ,Nivica perbehej nga 147 familje,350 fryme ku paguante 9000 ace.

Po kush jane niviciotet qe kane ruajtur me fanatizen dhe pergjegjesi te madhe kete prone.e cila fillon nga ish fabrika e miellit,kodra,heremeci deri ne kakome ne kufi me krorezen.

Nivica ben pjese ne krahinen e bregdetit te zones Himares.Ne ekspasionin e eger Osman si gjithe krahina e bregdetit kemi mbrojtur me fanatizem ceshtje kombetare me  vetmohim te pashoqe pronen e fituar  me sakrifica

Si pjese e krahines se bregdetit kemi luftuar per te mbrojtur civilizimin tone Europian.

Ne lufte kunder pushtuesve osaman dhe per mbijetese niciotet kane qene vkrah per krah ne dite te veshtira me vellezerit tane te Laberise dhe vecanerisht me kucin dhe progonatin dhe gjitonet tane te Rrezomes.

Vargjet e popullit e deshmojne kete.

Mos u tremb Celo Mehmeti

Se ke taraf Bregun e Detit

Ne Nivice Kico Dhule

Shenvasil Pilo Bitune

Gjike Qeparo me vule

Kunder osmaneve kane luftuar

Ne fushe ne Peshkepi

Kapedan Jano Kumi

8 Niciote qene

Te gjithe Zorqeth e Levende

Qe Nderuan Vilajene

Ne keto luftra ata luftuan kram me trimat e Laberise Balil Nezen,Tafil Buzin,Celo Picarin Zenel Gjoleken,Cobo Mustafain etj.

Sic dihet boterisht dhe historikisht ne saje te luftes dhe perpjekjeve si pjestar te kesaj krahine jane bere kryengritje e luftera si kryengritja e Himares me Damian himarjotin.Ska qene e rastesishme qe ne keto brigje se bashku me ne erdhi Gjon Kastrioti I biri I Gjergj Kastriotit nen udheheqjen e te cilit u bene disa kryengritje ne lufte  kundra turqeve.Ne saje te luftes dhe perpjekjeve te krahines tone,te fshatrave te bregut Porta e Larte u njohu VENOMET dmth te drejten e prones,nuk paguanin taksa dhe nuk shkonin nizame. Ja dhe sulltani vet ka thene:

Bregun e  detit mos e ngisni

Dite e nate ne lufte jane

Xhelep,vergjil te mos paguajne

As nizame te mos shkojne

Jane te falur me fermane.

Por sic dihet historikisht ne vitin 1798 fshatrat nivice e shenvasil u sulmuan pabesisht,nga Ali Pashe Tepelena..Ushtria e Ali Pashe Tepelenes ne fshehtesi te plote duke u komanduar nga sivllau I tij Jusuf Arapi ju sulen si bisha te terbuara banoreve te ketyre fshatrave duke I djegur e masakruar ne menyren me cnjerezore.Duke u gdhire dita e Pashkes  prishen  e dogjen shtepi e katandi, toka te mbjella dhe bageti,bile arriten deri atje sa ne ikonat e vendosura ne kishe prishen syte e shenjtoreve.

Ne keto kushte ketyre 2 fshatrave u jane marre venomet e njohura nga sulltani dhe e gjithe prona u inkuadrua ne pashallekun e Ali Pashes..Nga v.1798 deri ne v.1875 ,100 vjet keto 2 fshatra kane qene ne mjerim te plote.

Ne vitin 1875 nje komision nga fshati u nis per ne Stamboll per ti kerkuar sulltanit rikthimin e venomeve.Mbas shume, peripecive dhe sakrificave u takuan me sulltanin dhe Porta e Larte vendosi qe ketyre fshatrave tu rikthehen venomet., taipte ose (irate-den)qe ishte 129 pjese plus nje pjese kisha e barabarte me familjet e fshatit qe ishin ne ate kohe.

Perfundimisht fshatareve ju realizua endrra qe ishte mohuar per 100 vjet.

Eshte interesante te theksojme se gjithe mllefi dhe urrejtja e Aliut per ne ishte se te paret tane nuk pranuan ta ndryshonin besimin fetar.Aliu fillimisht dergoi nje komision per nje takim te vecante per kete problem per bregdetin e Himares.Ky takim i njohur historikisht eshte bere ne fshatin e vjeter ne Qeparo.Komisioni I ardhur nga Aliu u premtoi kryepleqeve se duke u konvertuar ne islam do kishin favore dhe privilegje.Po ne mes te mbledhjes u ngrit nje plak I vjeter dhe ju drejtua kryetarit te komisionit:

Zoterinj !-  ju tha ai  

Poshte kemi nje fushe qe ska uje,I jemi drejtuar Krishtit,Shen Marise.Shen Kozmait dhe Shen Spiridhonit sna kane dhene uje, po na I jep profeti Muhamet ne e kthejme Pashai tha ‘’kauret e dreqit”’ do te ma paguajne,dhe ne fakt realizoi ate katastrofe qe ka mbetur ne histori.

Eshte fakt kete e pranojne edhe historianet, lufta per konvertimin ne islam nga turqit dhe Aliu dhe rezistenca e bregdetasve perbejne nje perplasje te forte qyteterimesh me shume kosto per keto ane.

Besoj te gjithe e kane degjuar aktin e pashembullt te banoreve te ketyre fshatrave per te mos u konvertuar ne islam ,ata u nisen me varka ne ere e tramundane me portretin e shenmarise ne balle  arriten ne brigje e kalabrise duke ndertuar fshatra te tera sic jane arbereshet ne kohen e sotme.

Te gjithe keta ishin banore te zones se bregdetit.Thuhet nga keta banore ka dale gjenerali I famshem I permasave europiane Gjergj Basta ,djali i Dhimiter Basta nga Nivice Bubari..

Pra kjo prone ka ardhur si pjese e historise se fshatit deri ne pavaresi, dhe  Mbreteria Shqiptare dhe  Ahmet Zogu I ka njohur venomet e bregdetit.

Niviciotet kane qene te lidhur pazgjidhshmerisht me kete prone,,ata kane qene patriote e luftetar dhe kane luftuar per ceshtjen kombetare shqiptare.

Nivica ka 110 vjet me shkollen shqipe, nga nivica kane dale luftetare qe se bashku me vellezerit e laberise kane luftuar kunder pushtuesve.Ka marre pjese ne luften e vlores 25 niviciote kontributi ne luften antifashiste I nivices ka qene I spikatur .Nga nivica kane dale 80 partizane 50 deshmore dhe 50 jane maskruar.Nivica eshte fshati i 2 te mbas Boroves qe jane bere maskra nga gjermanet e pushtuesit.

Nivice bubar eshte fshat I madh,sot ne gjithe boten numerohen 2800 deri ne 3000 niviciote.

ne fshat jane 250 familje qe ven e vijne nga emigracioni, vetem ne qytetin e sarandes jane 200 familje niviciote.

Nga nivica jane 250 intelektuale  me arsim te larte qe kane perfunduar studimet si Brenda dhe jashte vendit.

I permenda te gjitha keto fakte per te treguar se fshati jone eshte I hershem shqiptar me tradita patriotike e historike ,I lidhur ngushte me guret dhe shkembenjte e tij.me token me fushen  e me detin.

Ne kemi dokumenta te qarta te sakta qe evidentojme pronen tone:

1.Tapite qe jane ruajtur qe nga koha qe kemi marre venomet nga sulltani ,disponojme 20 cope

2.Proces verbalin e mbajtur per kufijte e fshatit tone ne prezence te organeve te pushtetit local  te kohes ,te kadastres dhe perfaqesueseve te fshatit(1945-1947).

3.Listen e kullotave private te Prefektures se Gjirokastres ku eshte e rregjistruar prona jone (Heremeci dhe pylli Brodanit e v.1924).

4.Dokumenti autentik,akt dhurimi I mbretit zog Kryqit te Kuq shqiptar,dokumenrt I legalizuar nga noteria e nenprefektures se Delvines.per Saranden.

5 Vendimi gjykates Sarande  qe ju ka kthyer ish pronareve 129 tapite I cili ka marre vendim te forms prere qe ne v.1992.

6.Proces verbalin e shtetezimit te kullotave ne v.1945,1947.(nga shteti komunist).

Gjate viteve 1991-1995 mbi 30 familje jane njohur si pronare ne kodren e marines dhe disponojne certifikaten e pronesise.

Por cuditerisht ka 4 5 vjet qe fshataret qe disponojne certifikaten e pronesise po perballen me gjykaten,sepse qeveria nepermjet Engjell Agacit si sekretar i Keshillit te Ministrave kane angazhuar strukturat e shtetit (avokaturen e shtetit)per tu perplasur me ish pronaret.

Kjo behet sepse kjo pasuri (kodra e marines)duhet tu jepet oligarkeve Dulaku-Kastrati)qe ti bashkojne me limanin Limjon dhe zyrat e marines,prona te dhuruara me 1 Euro m2 oligarkeve.

Kete prone u a ka  dhuruar sikur ta kishte ciflikun e saj ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka.

Kjo si praktike eshte e pezulluar nga Prokuroria e Posacme SPAK dhe ndiqet penalisht).

Ka 30 vjet qe fshataret e nivices perplasen me qeverite shqiptare,dhe aq e eger eshte  kjo lufte sa qe dhe ne Kohen e Turqise dhe te Aliut.fshataret shkonin dhe laheshin ne det ne  kakome dhe  kryenin ritualin fetar  ne kishen e shen Marise ne Kakome ,ndersa sot nuk lejohen as te lahen ne ate det qe e kane pasur te tyren per nje jete.te tere.

Shembulli qarte eshte mashtrimi qe kane bere me kakomene duke I dhene nje oligarku token bujqesore me ligjin e aluizmit qe eshte shkelje flagrante e ligjeve te shtetit.shqiptar.

Atje eshte kakomea, pse nuk vijen  investitoret te ndertojne? .Sepse asnje investitor nuk vjen nqs nuk eshte pronar i vertete i tokes.

Perfundimisht te dashur zoterinj shtrojme nje pyetje keta baballaret e qeverise pse nuk e japin pronen tek ne qe i kemi dokumentat te sakta,te qarta dhe te pasterta .

Une i akuzoj publikisht:

1.Ose duan te na eleminojne ne qe mbrojtem civilizimin evropian duke na larguar nga vatrat tona nepermjet emigracionit dhe ketu te instalohet nje popullsi tjeter.

Komiteti ortodoks ne dhe fshataret e Nivices kemi kerkuar vazhdimisht nje shesh ndertimi per nje kishe ne Lagjen nr 4 ne zonen tone te pronesise ,por nuk na eshte miratuar,nderkohe ndertohet  ne kete prone nje object I nje kulti tjeter ne Heremec duke zene nje siperfaqe te konsiderueshme kullote.Ne nuk kemi  ndonje gje  pse eshte ndertuar ,teqe e xhami jane ndertuar ne qytete europiane te themi te krishtera por terezia e merr qe te ndertohet edhe kisha.Si ta spjegojme kete  ?

2.Ose duan ta grabisin per vete dhe miqte e tyre.

Une dua te besoj se eshte kjo e para.

Te nderuar zoterinj

Prona jone ka qene aspirate e te pareve dhe brezave aktuale,pavaresisht se jetojne jashte shtetit,Amerike,kanada,angli ,france gjermani vendet nordike greqi e itali.

Ngjarje te tilla si protesta e kakomese jane kthyer ne kauza qe nje sinjal te japesh vijne vijne te gjithe ne fshat.

Du ate bej te qarte se sensibiliteti I ketyre banoreve eshte I frikshem.Lidhja e banoreve me keto troje eshte e shenjte.Njerezit jane te merzitur te revoltuar dhe me mllefe ndaj qeveritareve.,dhe kur vjen puna per te mbrojtur keto vende jo vetem nga pushtuesit por edhe nga hajdutet dhe grabitqaret kane kryer akte vetmohuese heroike qe kane ngelur ne histori.

Prandaj ju bejm thirrje te gjendet nje rruge bashkepunimi per te zgjidhur ngercet e krijuara.

Te nderuar zoterinj Bashkimi Europian disa herei i ka bere thirrje qeverise shqiptare

-Pa respektuar lirite dhe te drejtat e njeriut(ne kete rast te drejten e prones si edhe pa bere reformen e prones duke vajtur prona tek i zoti. nuk mund te pranohemi ne Bashkimin Europian.

Ja perse te nderuar zoterinj jam kunder ndertimit te projektit fotovoltaik  ne Kulloten e Heremecit. Pa zgjidhur problemin e prones absolutisht nuk duhet  ndertuar.

I bej thirrje keshilltareve te mos e votojne lejen per ndertimin e ketij kompleksi fotovoltaik.

Deshiroj dhe besoj se me voten e tyre  nuk do te behen bashkefajtor me pushtetaret

Ne inicimin e ketij  P/vendimi te porositur nga lart.

  Pergjegjesi i Shoqates Mjedisore Sarande

  Sofokli Thoma

,

Please follow and like us:
fb-share-icon